Dalin në shitje biletat për Euro 2016 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dalin në shitje biletat për Euro 2016

NULL NULL
14/12/2015

Faqja zyrtare e UEFA-s ka njoftuar sot për mundësinë e blerjeve të biletave për Euro 2016 që do të mbahet në Francë.

800 mijë bileta për 24 ekipe që do të marrin pjesë në kompeticion janë në shitje që nga ora 12:00 sot.

Fansat kanë kohë deri me 18 janar në ora 12:00 të aplikojnë, me kërkesën për biletat që pritet të ngritet pas së shtunës,shkruan faqja zyrtare e UEFA-s.

Secili nga 24 ekipet kanë definuar kushtet e aplikimit për fansat e tyre, si dhe maksimumin e numrit të tiketave që mund të aplikojnë.