Dalin detaje, vrasja e shqiptarit në Itali ndodhi për një copë toke në Shqipëri NULL NULL 08.04.2025 09:51 08.04.2025 09:51 Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit Vladimir Topjana të dielën në Pordenone të Italisë. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar babë e bir, Pren dhe Rogert Shota, 67 dhe 34 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se arsyeja që ka nisur debatin mes palëve dhe më pas degjeneroi në shkrepjen e armës ka qenë një çështje e lidhur me pronësinë e një cope toke në Shqipëri. Siç shkruajnë të njëjtat burime, si pasojë e debatit të fortë Topjana i ka kafshuar veshin babait të Rogertit, Prenit. Ky veprim ka sjellë më pas përdorimin e armës nga djali. Topjana ka marrë dy plumba në bark dhe një tjetër në kokë, që ka qenë edhe fatali për të. Rai News shkruan se të gjithë shqiptarët e përfshirë në këtë ngjarje nuk kanë pasur precedentë penalë në Itali. Pas ngjarjes, Rogert Shota ka dërguar të atin, Prenin, në shtëpi, ndërsa vetë shkoi drejt Venetos. Por të dy u arrestuan./tvklan.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.