Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dalin detaje të reja për vdekjen e shqiptarit në vendin e punës në Itali

NULL NULL
25.02.2024 19:07
Foto ilustruese

Një 43-vjeçar nga Kosova ka vdekur dje në Olbia të Italisë.

Kjo pasi ka rënë nga kati i tretë i një kantieri të ndërtimit.

Sipas mediave italiane, rasti ka ndodhur pasi ai ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash.

Punëtori B.Bytyqi kishte qenë në pushim mjekësor për dy muaj për shkak të një lëndimi të mëparshëm.

Por ende nuk dihet se përse viktima ishte ngjitur në skela, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.