Dalin detaje të reja për sulmin e mbrëmshëm në Paris, viktima ishte shtetas gjerman NULL NULL 03.12.2023 13:06 03.12.2023 13:06 Burri i vdekur në Paris nga një sulm me thikë është gjerman, kurse edhe dy persona të tjerë janë lënduar me çekiç, njëri prej tyre është britanik. Sulmi ndodhi pranë Kullës Eifel pak para orës 21:00 të shtunën. Një shtetas francez 26-vjeçar i njohur për shërbimet e sigurisë është arrestuar dhe prokurorët e antiterrorizmit kanë hapur një hetim. Zyrtarët konfirmuan se personi i vrarë ishte një shtetas gjerman. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha se viktima ishte me gruan e tij kur u sulmua dhe u godit me thikë për vdekje në Quai de Grenelle. Ai tha se jeta e gruas u shpëtua nga ndërhyrja e një shoferi taksie dhe se i dyshuari iku përmes një ure aty pranë që përshkon lumin Seine. Burri më pas sulmoi dy persona të tjerë, duke goditur njërin në sy me çekiç, tha ministri. I dyshuari, i quajtur në mediat franceze si Armand R, u arrestua me dyshimin për atentat – i përcaktuar në ligjin francez si vrasje me paramendim – dhe tentativë për atentat në lidhje me një sipërmarrje terroriste. Dy personat e plagosur – një francez rreth 60 vjeç dhe një turist britanik – u trajtuan nga shërbimet e urgjencës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.