Daku reagon pas ndeshjes me Kroacinë: Nder dhe krenari NULL NULL 19.06.2024 19:52 19.06.2024 19:52 Mirlind Daku, u shpreh se është nder dhe krenari që të luash për Shqipërinë Mirlind Daku, ka reaguar pas ndeshjes kundër Kroacisë, ku kombëtarja e Shqipërisë e nxori një barazim, pasi loja përfundoi 2:2. Sulmuesi i “kuqezinjve” shkroi në rrjetet sociale: “Nder dhe krenari”, duke e shoqëruar postimin e tij me flamurin me shqiponjën dykrenare. Daku hyri në lojë sot në minutin e 85-të duke u paraqitur për 10 minuta. Ndeshja e radhës do të jetë përcaktuese për dyja skuadrat. Ekipi i Sylvinhos luan kundër Spanjes, derisa ai i Zllatko Dalliq, me Italinë. Mbetet të shihet se kush do të vazhdojë tutje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.