Daku i Ballkanit: Jemi futur në lojë për fitore, lëndimi i pësuar nuk është i rëndë

Daku i Ballkanit: Jemi futur në lojë për fitore, lëndimi i pësuar nuk është i rëndë

NULL NULL
1 muaj më parë

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, ka thënë se pas barazimit të sotëm kundër Gjilanit, idea nuk ishte të futen për një barazim dhe synimi ishte vetëm fitorja.

Daku ka thënë në Sport Show të Klan Kosovës, se sot luajti gjithashtu me një lëndim të pësuar gjatë takimit.

“Lëndimi im nuk ishte edhe aq i rëndë që ta ndërprei lojën dhe kam vazhdu me dhimbjet e pakta por nuk ishte diçka serioze”.

“Ishte mbrojtja e fortë e Gjilanit që nuk ka lejuan të shënonim. Kemi mundur shumë lehtë të shënojmë, por edhe të pësojnë. Një këso loje e futbollit i duhet Kosovës sepse derbit këtu janë shumë të varfura më aksione, kurse sot ishte krejt ndryshe”

“Ideja nuk ishte që të kënaqeshim me një pikë, ne jemi futur për fitore por gjatë ndeshjen mund të ndodhin edhe bllokadat si shkak i rezultatit”.

Daku ka zbuluar se një javë parë është dënuar nga Policia e Kosovës, pas daljes nga emisioni Sport Show në Klan Kosova.

“Isha pak në shpejtësi dhe mora  një dënim nga Policia e Kosovës. Nuk e prita që në atë pjesë të autostradës të jenë ata, por dënimin e marrë e kam paguar”.