Daku: “EURO 2024”, eksperiencë jo shumë e mirë për mua NULL NULL 26.06.2024 10:03 26.06.2024 10:03 Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, gjatë ndeshjes kundër Kroacisë në kuadër të Kampionatit Evropian 2024, në Gjermani, 19 qershor, 2024. Foto | AP Kombëtarja e Shqipërisë të hënën e mbaroi aventurën në “EURO 2024”. “Kuqezinjtë” u gjendën në “Grupin e Vdekjes”, me kundërshtarë tejet të fortë si: Spanja, Italia dhe Kroacia. Skuadra e Sylvinhos arriti të marrë vetëm një pikë në përballjen me Kroacinë, që përfundoi 2:2, kurse u mposht nga Italia 2:1 dhe Spanja 1:0. Në përgjithësi futbollistët shqiptarë treguan paraqitje dinjitoze duke mos u turpëruar nga kombëtaret me klas botëror. E të marten ata veçse mbërritën në Aeroportin e Rinasit. Aty, një nga futbollistët më të përfolur të kombëtarës Mirlind Daku, dha një intervistë për mediat shqiptare. Ai deklaroi se “EURO 2024, nuk ishte dhe aq eksperiencë e mirë për të”. “Ka qenë një eksperiencë e mirë për gjithë grupin, por për mua jo shumë e mirë – duke e parë atë rastin që ndodhi. Por nuk kemi çfarë të bëjmë. Kombëtarja po rritet më shumë dhe jam i kënaqur që isha pjesë e saj në Euro 2024. Sylvinho u ndje krenar që e kemi përfaqësua shumë mirë. Ne dinim që ky ka qenë grup i vështirë”, tha Daku. Daku ishte dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA, si shkak i pjesëmarrjes në thirrjet ofenduese ndaj serbëve dhe maqedonëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.