Dako: PS dhe LSI të shkrihen - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dako: PS dhe LSI të shkrihen

NULL NULL
08.05.2015 09:56
Kryebashkiaku aktual i Durrësit Vangjush Dako që vie nga radhët e Partisë Socialiste ,ka deklaruar se PS dhe LSI duhet të shkrihen në një parti të vetme përmes një procesi ,kësisoji fuqizohet edhe e majta shtoi ai.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”kandidati i koalicionit të majtë për Durrësin tha se bashkëpunimi mes këtyre dy forcave politike është më i mirë se kurrë dhe se ky bashkëpunim është besimi i madh në fitoren e tij më 21 qershor.

Por sipas Dakos, shkrirja e dy partive do rrisë fuqinë e të majtës dhe kjo është e rëndësishme.

Dako tregoi respekt për figurën e kundërshtares së tij në këto zgjedhje, Grida Duma, por nuk la pa e thumbuar atë duke thënë se ajo është me qira në Durrës.

“Si mund të fitojë zgjedhjet një kandidate që është e huaj për qytetin”, tha Dako.

Lidhur me akuzat e PD për shtimin e numrit të zgjedhësve, Dako deklaroi se njerëzit janë të lirë të votojnë ku të duan dhe për kë të duan.

“E rëndësishme është që ata të votojnë vetëm një herë dhe askush nuk mund t’i ndalojë se ku të votojnë”, tha ai.