Dako ikë nga Duma - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dako ikë nga Duma

NULL NULL
17/06/2015

Vangjush Dako ka shmangur një përballje direkte me rivalen e tij për bashkinë e Durrësit, Grida Duma. Të paktën kështu njofton kandidatja e PD –së në profilin e saj në Facebook.

“Po ndodh tani. Ishim të ftuar nga kontabilistët e qytetit për të folur dhe përballur vizionin dhe alternativat për Durrësin por kandidati tjetër braktisi përballjen. Është hera e 7-të që i largohet debatit. Është mësuar vetëm me pyetje dhe përgjigje të parapërgatitura, ndaj sot u largua sapo mora fjalën” shkruan Duma.

dako ik

Mbrëmjen e shkuar ishte Duma ajo që nuk u paraqit në studion e Alban Dudushit për t’u përballur me Dakon. Ajo sqaroi më pas se e kishte lënë vendin bosh për shkak se Dako dhe stafi i emisionit nuk kishin pranuar shfaqjen e disa materialeve filmike që dispononte. Këto materiale që ajo i konsideron si thelbësore në përballjen me kundështarin, Duma nuk i ka shfaqur ende edhe sot,transmeton Lapsi.al