21:04, 13 Tetor 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në mbrëmje ka mbajtur një mbledhje pas kundërmimit dhe alergjisë që shkaktuan votat e ardhura nga Serbia te zyrtarët e numërimit.

Kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka, ka thënë se zarfet e dyshuara për ndonjë materie do të mbahen në Ministrinë e Infrastrukturës për t’u hetuar, njofton Klan Kosova.

“Zarfet të cilat kanë ardhur nga Serbia ka arsye të dyshohet se ka ndonjë materie dhe do të hetohen nga policia dhe të ekzaminohen nga Forenzika për të konstatuar në qoftë se ka pasur ndonjë mjet helmues dhe ende nuk dihet se a do të numërohen. Pasi të kryhen hetimet se a janë të rrezikshme do të procedohen”.

Ajo tha se pasi të kryhen hetimet dhe të bëhet vlerësimi nëse janë të rrezikshme ose jo do të vazhdohet sipas procedurave.

“Ende nuk dihet sepse posa ka filluar vlerësimi i tyre nuk është arritur të bëhet asnjë punë. Pasi të kryhen hetimet dhe vlerësohen a janë të rrezikshme do të vazhdohen sipas procedurave”

Daka po ashtu ka njoftuar se rreth 15 mijë e 500 zarfe me vota nga diaspora do të dërgohen të hënën në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe do të procedohen sipas rregullave.

Mbledhja e jashtëzakonshme është mbajtur me dyer të mbyllura.

Konkurs Pune

Lexo më shumë