Daka s’është më, por Kurteshi sërish nervoz në mbledhje të KQZ-së (VIDEO)

Daka s’është më, por Kurteshi sërish nervoz në mbledhje të KQZ-së (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, u nervozua edhe në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.

Derisa në mbledhjet e kaluara ai kishte përplasje të vazhdueshme, e fort të ashpra, me Valdete Dakën që tashmë nuk është në krye të KQZ-së, Kurteshi duket se ka problem edhe me kryesuesin e ri, Kreshnik Radoniqi.

Ai pati disa pakënaqësi për të cilat nuk është se mori përgjigje nga kryesuesi i ri. i KQZ-së.

Kurteshi edhe në këtë takim e kritikoi sërish Valdete Dakën për të cilën tha se nuk ka thirrur asnjë mbledhje për Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë.

Për këtë përfaqësuesi i LVV-së nuk mori asnjë përgjigje nga Radoniqi, derisa ky i fundit i ndërhyri Kurteshit derisa e kishte marrë fjalën.

“Jam duke folur për pikën e katërt e asnjë fjalë nuk e pata për livadhin e babës tem”, i tha Kurteshi, Radoniqit.

Pakënaqësia e tij u shpreh edhe në fund kur përfundoi mbledhja, në të cilën nuk u morën parasysh disa nga propozimet e tij.

“Krimi i organizum ka humb me 14 shkurt e këta dojnë me majt, ajt moreee, edhe Zoti me ardhë këtu, këtu vendosim na”, ka thënë Kurteshi.

Video më poshtë e tregon nervozizmin e Kurteshit në mbledhjen e KQZ-së: