Lajmet e fundit
Ish-kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Derisa data për shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së po afron, Daka tha se nëse dënohen ata, sipas saj, do të dënohet e gjithë Kosova, transmeton Klankosova.tv.
“Çështja e të burgosurve në Hagë, nuk do duhej të ishte vetëm çështje e Partisë Demokratike të Kosovës, por e gjithë Kosovës, sepse këtu nuk më në pyetje vetëm roli i tyre si anëtarë të një partie, por roli i tyre si ushtarë të luftës, dhe dënimi i tyre nuk do të jetë vetëm dënimi i tyre personal, por do të ishte dënim për gjithë Kosovën dhe gjithë luftën çlirimtare”, u shpreh Daka.