"Daisy Miller", përplasje qytetërimesh e sinjal ndryshimesh

“Daisy Miller”, përplasje qytetërimesh e sinjal ndryshimesh

NULL NULL
1 javë më parë

Henry Ford publikoi romanin e tij të shkurtër, “Daisy Miller”, më 1879.

Tregimi hapet në një hotel në Zvicër, ku amerikani Frederick Winterbourne takon bashkëvendësen e tij, Daisy Miller, që ndodhej aty me nënën dhe me vëllanë Randolfin.

Winterbourne joshet nga Daisy dhe natyra e saj origjinale, dhe sjelljet e saj jo edhe aq të rafinuara.

Gjatë dimrit pasues, Winterbourne shkon në Romë për Daisy-n, dhe pikëllohet kur kupton që ajo po shoqërohet me një zotëri italian, Giovanelli-n.

Winterbourne tenton që ta paralajmërojë Daisy-n se sjelljet e saj po e dëmtojnë namin që ajo e gëzon, mirëpo ajo vazhdon me të veten.

Një natë, Winterbourne kalon kah koloseumi dhe aty gjen Daisy-n dhe Giovanelli-n, dhe e konfronton këtë të fundit se pse e ka sjellë Daisy-n në një vend ku ajo rrezikon të sëmuret nga ethet romake.

Kështu, nuk kalojnë shumë ditë kur Daisy sëmuret dhe vdes. Një vit më vonë, Winterbourne vendos që të kthehet në Xhenevë ku e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij.

Shkrimtari, Rrahman Paçarizi, e sheh tregimin e dashurisë problematike mes Daisy-t dhe Frederick-ut më shumë si përplasje qytetërimesh.

“Këtu nis e pazakonshmja sepse pastaj nis edhe lufta ndërmjet dy qytetërimeve e personifikuar, e shpirtëzuar në dy personazhet që e bartin këtë barrë të madhe të konfliktit – njëri që po zhvillohet shpejt dhe po del në korniza të papranueshme për mentalitetin konservativ evropian”, thotë Paçarizi në KultOra.

Për të, ndryshimi i Daisy-t gjatë zhvillimit të novelës është sakrificë, njashtu dhe sinjal i një qytetërimi në ndryshim e sipër.

“[Ndryshimi] shkon përtej asaj që ne mund ta llogarisim si sakrificë si është lidhja me Frederick Winterbourne dhe [Daisy Miller] largohet nga ai pas tërë atyre telasheve, dhe shkon e takon një italian xhentil, Xhovanelin, i cili në konceptin amerikan është rebeli i Evropës”.

Më poshtë mund ta dëgjoni komentin e plotë të Paçarizit:

 

Në intervistën “Një libër, një film, një këngë”, te emisioni KultOra, mysafirët ftohen të flasin për një libër që s’e kanë lexuar më parë, për një film që s’e kanë shikuar më herët, si dhe për një këngë që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë.

Pasi të jenë njoftuar me këto tri vepra, ata vijnë dhe i japin përshtypjet e tyre të përgjithshme mbi to, duke u synuar kështu dhënia e një interpretimi të freskët dhe autentik për këto krijime artistike.

Emisioni KultOra shfaqet çdo të shtune në Klan Kosova nga ora 14:15.