Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dafina Zeqiri të shtunën mban koncertin e fundit, së shpejti bëhet nënë

NULL NULL
01.05.2025 21:51

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri të shtunën do të mbajë koncertin e fundit.

Kjo pasi ajo së shpejti do të bëhet nënë e një djali, transmeton Klankosova.tv.

Kështu ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se ka emocione dhe se nuk e di saktë se kur do të kthehet me performanca live.

Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se me projekte nuk do të ndalet.

“Ka shumë të mira rrugës, një surprizë shumë të bukur këtë verë, për të tjerat nuk po flas, po ia lë kohës”, ka shkruar ndër të tjera Dafi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.