Dafina: Vajzën e mora pas një viti e gjysmë, mu desh t'i them se "babai kishte shkuar në qiell"(VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dafina: Vajzën e mora pas një viti e gjysmë, mu desh t’i them se “babai kishte shkuar në qiell”(VIDEO)

NULL NULL
07.02.2023 21:02

Banorja e Big Brother VIP Kosova ka zhvilluar një bisedë goxha të gjatë me Xhulin, duke i rrëfyer kësaj të fundit historinë e saj të ndarjes nga ish-partneri dhe luftën mbi kujdestarinë e vajzës.

Ajo ka zbuluar se vajzën ka arritur ta marrë tek mbas më shumë se një viti, ndërsa ka përshkruar ditën kur e ka marrë atë dhe mënyrën se si ia kishte “konfirmuar vdekjen e babait”.

“Vajza ka qenë një vjeç e gjysmë kur e kam marrë unë. Shkova ta marrë vajzën me çikën e madhe dhe avokaten në qendër për punë sociale, mu kap mua dhe kur po vozisja nuk rrinte me asnjërën, veç me mua, u ul në prehër, kam vozitur deri në gjysmë të rrugës me të në prehër”, ka treguar Dafina.

“Direkt më ka quajtur ‘mam’. Vajza e hallës së tij thoshte që kjo është jashtë inteligjencës. I ka pasur një vjet e gjysmë dhe e ka përmendur babanë e vet, kapaciteti i saj është shumë i zhvilluar. Më ka thënë ‘ ku është babi, a ka shkuar në qiell?” dhe i thashë që ‘po ka shkuar’ e më tha ‘okej’”, ka shtuar ajo pos tjerash.