Dafina shpërthen në lot teksa flet për ndarjen nga ish-partneri, Xhuli e përqafon (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dafina shpërthen në lot teksa flet për ndarjen nga ish-partneri, Xhuli e përqafon (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2023 20:15

Banorja e formatit Big Brother VIP Kosova, Dafina gjatë mbrëmjes së sotme ka zhvilluar një bisedë goxha të prekshme me Xhulin.

Këngëtarja ka rrëfyer arsyet që çuan në ndarjen nga ish partneri, vështirësitë dhe periudhën në depresion gjatë shtatzënisë si dhe mënyrën se si ish i dashur e kishte braktisur duke e lënë të vetme me vajzën e vogël.

E një bisedë kaq emocionuese, nuk kishte se si të përfundonte pa lot, ndërsa dyshja Xhuli dhe Dafina janë parë të përqafohen bashkë.

Kjo ishte ndër bisedat më të papritura, nisur nga raporti dhe qasja që dyshja kishin karshi njëra-tjetrës, që gjë reflektoi edhe tek pjesa e nominimeve, ku Dafina e ka nominuar Xhulin mbrëmjen e kaluar Prime.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.