Dafina rrëfen nga personalja, tregon se si ishte ndarë nga partneri dy muaj pas lindjes (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dafina rrëfen nga personalja, tregon se si ishte ndarë nga partneri dy muaj pas lindjes (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2023 18:18

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dafina i ka rrëfyer Xhulit historinë e saj të lindjes së vajzës së dytë dhe ndarjen me ish partnerin e vet.

Dafina e ka përshkruar periudhën e shtatzëninë si një fazë që ajo e kishte përjetuar me gjendje depresioni, ndërsa ka zbuluar se nga partneri i saj ishte ndarë vetëm dy muaj, pasi që kishte sjellë të bijën në jetë.

“Isha në Suedi, isha në depresion, nuk flija gjithë natën deri në tetë të mëngjesit. Pastaj, ishte periudha kur shkova linda në Gjermani që vajzës t’i takonin letrat. Më është dashur të mos e shkruaj babain e saj dhe e regjistrova sikur nuk e di se kush është. Kur u ktheva mbas 10 ditëve që linda, tërë kohën në presion ‘hajde, nuk po muj”, ka thënë Dafina.

“Vëllai im më tha ‘kish me qenë mirë të rrish se ndryshe vajzës nuk ia bëjnë letrat’, i thash se nuk kam shanse. Ka qenë një familje, kam parë tyrlifarë familje por që nuk e ka asnjë pirun të veten, unë vetëm aty kam parë”, ka shtuar ajo pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.