Dadoja që i preu kokën 4 vjeçares: Dëgjoja zëra NULL NULL 16.03.2016 11:29 16.03.2016 11:29 Dadoja e cila ia kishte prerë kokën katër vjeçares e më pas e kishte nxjerrë kokën e vogëlushes pranë një metroje në Moskë, ka thënë se është inspiruar nga videot të publikuara nga ISIS. Gyulchehra Bobokulova që me origjinë është nga Uzbekistani, është filmuar nga kamerat e metros duke mbajtur në dorë kokën e vogëlushes, transmeton Klan Kosova. Duke folur nga spitali psikiatrik ku po qëndron derisa hetimet të përfundojnë, 38 vjeçarja ka thënë se ndien më shumë keqardhje për veten se sa për viktimën e saj. Në seancën e parë gjyqësore Bobokulova kishte thënë se për ta bërë këtë veprim makabër është urdhëruar nga “Allahu”, dhe si hakmarrje ndaj veprimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, në territorin e administruar nga ISIS. “Një zë brenda meje më thoshte që ta vrisja. Më vjen pak keq për të, por më shumë për veten. Unë nuk kam shtëpi, nuk kam asgjë. Ajo ishte vajzë e mbarë. Por unë nuk kam shtëpi”. Ndonëse e ka vrarë një katër vjeçare në mënyrë makabre, ajo ka thënë se nuk i duhet tretman mjekësor. “E kam vrarë vajzën por nuk më nevojitet tretman mjekësor. Më lejoni që të kem një gjyq normal”. Ajo edhe më herët është ankuar për kushtet në këtë spital – që është i njohur që gjatë kohës së BRSS – së asnjë pacient nuk ka arritur të ikë. “Nuk dua të qëndroj në këtë vend. Nuk mund të ec për shkak të drogës, rrëzohem në banjo, më dhemb shpina e koka”. Bobokulva ka thënë se më nuk dëgjon zëra në kokën e saj prandaj nuk duhet të qëndrojë në këtë spital. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Ja pse noti në Berlin ka qenë i ndaluar për 100 vjet - pritet të rikthehet në vitin 2026 18/06/2025
Kuriozitete MrBeast dhuron 500 mijë euro, kush është shqiptari që i fitoi 50 mijë prej tyre (VIDEO) 03/06/2025