Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dadoja mbyt fëmijën 7-muajsh

NULL NULL
02.05.2015 18:40

Një grua nga Oregoni i SHBA-ve është dënuar për vrasjen e një foshnjeje të gjinisë mashkull, që ishte nën përkujdesjen e saj.

Fëmija i gjinisë mashkull u mbyt nga kujdestarja nga shkundjet e dhunshme.

Sarah Elizabeth Martin, e moshës 37 vjeçare u akuzua për mbytjen e foshnjes 7 mujore Izaak Gillen.

Më 6 Prill, Martin ishte duke u përkujdesur  për fëmijën në shtëpinë e saj ku edhe kreu krimin duke e shkundur fëmijën ku si pasojë e tronditjeve fëmija gjeti vdekjen. Mjekët zbuluan që fëmija kishte pësuar fraktura gjë që i kishte shkaktuar vdekjen, ku edhe gjeti vdekjen ditën e nesërme.

Martin ishte njoftuar me familjen e viktimës në kishë, dhe kishte qenë dado e fëmijës që nga Dhjetori siç raporton KOIN 6.

Në një përkujtim të familjes Izaak ata e cilësuan fëmijën e tyre si një djalë të dashur i cili dha shumë për një kohë të shkurtër sa jetoi.

Gillen  pritet të dalë para autoriteteve të drejtësisë më 28 Maj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.