Daçiq, Xhaçkës: Barrikadat janë rezistencë paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb NULL NULL 28.12.2022 09:21 28.12.2022 09:21 Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, i është kundërpërgjigjur homologes së tij shqiptare Olta Xhaçkës, e cila deklaroi se Beogradi nuk bën të luajë me zjarrin. Sipas Daçiq, barrikadat janë rezistencë politike paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb, të cilën ka thënë po e bën Albin Kurti. Ai theksoi se Xhaçka nuk i ka kujtuar Kurtit asnjë obligim që i takon. “Ajo asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo. të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë”, tha Daçiq. Xhaçka i bën thirrje Serbisë: Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe, ne jemi me Kosovën *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025