Daçiq: Trump është i interesuar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës NULL NULL 19.02.2019 08:37 19.02.2019 08:37 Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuara nga presidenti Donald Trump, janë të interesuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. “Trump është i interesuar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Trump ka nevojë për sukses të politikës së jashtme dhe kjo do të ishte një zgjidhje e përhershme për Kosovën që nuk mund të arrihet pa zgjidhje me Serbinë”, tha kryediplomati serb për TV Happy, transmeton Klan Kosova. Këto deklarata erdhën pak ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump përmes një letre drejtuar homologut të tij serb, Aleksanadar Vuçiq ku i ka kërkuar njohjen e Kosovës. Letër kreu i shtetit amerikan i ka dërguar edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ku poashtu i ka përmendur njohjen nga Serbia, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 4 minuta më parë