Daçiq: Sulmi ndaj policit para ambasadës izraelite është akt terrorist NULL NULL 29.06.2024 14:10 29.06.2024 14:10 Ivica Daciq Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se sulmi ndaj një polici serb, i cili ndodhi sot para Ambasadës së Izraelit në Beograd, padyshim ishte akt terrorist. Në një konferencë për media para Qendrës Emergjente, Daçiq tha se para Ambasadës së Izraelit janë pjesëtarë të policisë për siguri të rregullt. Sipas Daçiqit, sulmuesi në mënyrë të përsëritur iu afrua policit dhe i kërkoi atij informacione të caktuara. “Edhe pse nuk është vërtetuar identiteti i personit, nuk ka dyshim se bëhet fjalë për akt terrorist, i cili është i drejtuar kundër shtetit të Serbisë dhe kundër pjesëtarëve të policisë”, ka theksuar Daçiq, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna e Skënderajt: U bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes të shtuar që mos i vënë flakën tokave bujqësore 10 minuta më parë
Lajme "Më vjen turp": Të majtët e Francës shqetësohen për fitimet e ekstremit të djathtë 49 minuta më parë