Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daçiq: Skandaloze është arratisja e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak në Shkup

NULL NULL
15.08.2024 15:10
ivica dacic
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Foto: FoNet

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha sot se arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, nga arresti shtëpiak në Maqedoni të Veriut është skandaloze.

Ai ka thënë se Serbia do të kërkojë llogari nga institucionet në Maqedoninë e Veriut për ikjen e Ramadanit.

“Ne kërkojmë shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut se si është e mundur që dikush që është arrestuar me urdhër të vlefshëm ndërkombëtar të arratiset nga arresti shtëpiak”, tha Daçiq.

Kujtojmë se Gjykata Themelore Penale në Shkup me datë 8 gusht 2024 mori vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadani në Serbi.

Ramadani u arrestua nga policia e Maqedonisë së Veriut pasi kishte urdhërarrest nga Interpoli serb, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.