Daçiq: Prishtina e di se do të humbasë në Interpol NULL NULL 10.10.2019 08:42 10.10.2019 08:42 Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se është i sigurt që Kosova do të humbasë nëse do të vie deri te votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Kili. “Të gjithë e dinë këtë, edhe ata”, theksoi Daçiq për gazetën serbe “Politika”, transmeton Klan Kosova. Ministri i Brendshëm i këtij vendi, Nebojsha Stefanoviq dhe Daçiq organizuan një konferencë gjatë së mërkurën për diplomatët ku morën pjesë përfaqësues të Bosnjës, Algjerisë, Angolës, Koresë, Rusisë. Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit fillon në orën 11:00 të ditës së martë (15 tetor), dhe dita e tretë e seancës, e enjte 17 tetor, do të përfshijë kërkesën e Prishtinës për pranim në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë. Nëse do të ketë votim, ai do të vazhdojë në dy raunde këtë vit.Kjo është hera e katërt që Interpoli vendos rreth kërkesës së Kosovës. Për t`u bërë pjesë e kësaj organizate nevojitet mbështetja e dy të tretave të vendeve. transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day