Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daçiq për takimin e nesërm në Bruksel: Kosova do të vazhdojë t’i shmanget formimit të Asociacionit

NULL NULL
01.05.2023 13:25
epa10570445 Serbian Foreign Minister Ivica Dacic addresses the media after a meeting with his Spanish counterpart in Belgrade, Serbia, 13 April 2023. Spanish Foreign Minister Jose Manuel Albares is on a two day official visit to Serbia. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se Kosova ka punuar për 10 vjet për të shmangur formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe siç tha ai “beson se nesër në Bruksel, gjatë raundit të ri të bisedimeve me Beogradin, do të vazhdojnë me të njëjtën politikë”.

“Prishtina do të përpiqet të minimizojë rëndësinë e Asociacionit. Duke filluar nga emri, statuti, ekipi menaxhues dhe kompetencat që ka komuniteti”, tha shefi i diplomacisë serbe, transmeton Klankosova.tv.

Nesër në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut.

Në këtë takim do të prezantohet drafti i statusit të Asociacionit të komunave me shumë serbe si dhe pritet të miratohet Deklarata për personat e zhdukur./Klankosova.tv/.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.