Daçiq: Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën më 24 prill NULL NULL 21.04.2020 11:26 21.04.2020 11:26 Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka njoftuar se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë raportin e UNMIK-ut mbi Kosovën më 24 Prill, përmes video-konferencës. Kryediplomati serb tha se tashmë kishte kushte të dakorduara, në prill dhe tetor, që Kosova të jetë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të KB. Sipas tij, Republika Dominikane, e cila mban presidencën ka planifikuar një seancë për 24 prill. “Tani nuk ka seanca dhe do të bëhet me video-konferencë. Mund të marrin pjesë 18 persona, përfshirë shefin e UNMIK-ut , Zahir Tanin, unë dhe dikush nga Kosova” tha Daçiq për TV Happy, përcjell Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova. . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 18 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë