Daçiq "harron" problemet me Kosovën dhe dronin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daçiq “harron” problemet me Kosovën dhe dronin

NULL NULL
22/05/2015
Pas fjalës në konferencën e ministrave të vendeve të Europës Juglindore Ministri i jashtëm i Beogradit, Ivica Daçiç, ka kuruar në mënyrë diplomatike deklaratat për gazetarët, lidhur me raportet mes dy vendeve tona.
Daçiç nuk përmendi asnjë prej ndasive në marrëdhëniet dypalëshe dhe as incidentin e ndeshjes së tetorit, por kujtoi qëllimin e përbashkët, që është integrimi europian.
“Mendoj se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk kanë rëndësi vetëm për këto dy vende, por edhe per te gjithe rajonin. Ndaj para së gjithash, pavarësisht nga problemet e ndryshme dhe nga fakti, se jo gjithnjë marrëdhëniet si fqinjë kane qene të mira, interesi ynë është që ta zhvillojmë këtë bashkëpunim. Pikërisht për këtë arsye, vizita e kryeministrit Rama në Beograd, ishte shumë e dobishme. Po ashtu jam i sigurt se vizita e kryeministrit Vuçiç, do të jetë me shumë rëndësi, mbi të gjitha për çuarjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe për stabilitetin e rajonit, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Rajoni yne e di shumë mirë, se cili është prioriteti në këto momente, kur të gjithë së bashku shkojmë drejt Bashkimit Europian,duke e ditur se kemi rrugë të gjatë për të bërë.
Kreu i diplomacisë serbe e çmoi të rëndësishëm takimin e ministrave të jashtëm të rajonit të në Tiranë për interesin e përbashkët:
“E gjitha kjo nisi në konferencën e Berlinit, ku u vendos që të ecim sipas interesit të përbashkët të vendeve të Ballkanit. Me shumë rëndësi ka qenë takimi në prill, në Bruksel , e para tij edhe takimi i ministrave të tramsportit në Prishtinë, ku biseduam për rrjetin rrugor të Ballkanit Perëndimor. Gjithsesi mund të jemi më të shpejtë në aspektin operativ, në drejtim të interesit të përbashkët, edhe në çështjet politike, edhe në sektorin ekonomik”- deklaroi kreu i diplomacisë serbe.
Vizita e Ivica Daçiç i paraprin mbërritjes në Tiranë të kryeminsitrit serb Aleksandër Vuçiç në 27 maj.
Mediat e dy vendeve kanë nisur t’i paraprijnë takimeve të Vuçiç në Shqipëri, duke kujtuar deklaratën e Ramës për Kosovën në qendër të Serbisë.
Kjo deklaratë u komentua nga gazetarët e vendit pritës, si provokim dhe incident nga shefi i qeverisë së Tiranës. / klankosova.tv