Daçiq flet me ambasadorët e Serbisë për situatën në Kosovë NULL NULL 22.08.2019 16:10 22.08.2019 16:10 Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq sot në Beograd, në takime të ndara me disa ambasadorë serbë, i informoi ata për situatën në Kosovë, ndërprerjen e dialogut, bllokimin e procesit të Brukselit dhe arritjen e një zgjidhjeje kompromisi. Shefi i diplomacisë serbe foli veçmas me ambasadoren e Serbisë në Danimarkë, Jasmina Mitroviq- Mariq, ambasadorët serbë në Liban, Elmir Elfiq, Kenia, Dragan Zhupanjevac, Bjellorusi – Veljko Kovaçeviq dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Stanimir Vukiçeviq. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Shtetet e Bashkuara dhe takimet që ai pati në New York, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë. Daçiq përsëriti përparësitë e politikës së jashtme të Serbisë dhe kërkoi angazhimin e shtuar të ambasadorëve në përputhje me interesat kombëtare të Serbisë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.