9:29, 9 Nëntor 2019

Ministri i jashtëm i Indisë të premten zhvilloi bisedime me homologun e tij në Beograd, si pjesë e vizitës së tij zyrtare në Serbi.

Subrahmanyam Jaishankar dhe Ivica Daçiq zhvilluan bisedime për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Pas takimit të tyre, Daçiq falënderoi mysafirin e tij për mbështetjen e qeverisë së tij për refuzimin e Beogradit që ta njohë pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Jaishankar falënderoi qeverinë e Daçiqit për mbështetjen e e Serbisë për veprimet e Indisë në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.

Në gusht, qeveria hindu-nacionaliste e Indisë i hoqi autonominë Kashmirit dhe e vendosi rajonin me shumicë myslimane nën një bllokim masiv sigurie.

“Mendoj se një nga aspektet kryesore të marrëdhënies sonë është se ne kemi qëndruar gjithmonë me njëri-tjetrin dhe i kemi shtrirë njëri-tjetrit mbështetjen kryesore kur bëhet fjalë për çështje të sovranitetit dhe integritetit territorial”, tha Daçiq.

“Ju të gjithë e dini se ne kemi një qëndrim të gjatë për çështjen e Kosovës. Unë sot e mirëpres miratimin e ministrit të Jashtëm të Indisë për vendimit që Serbia ka për këto çështje. Në lidhje me Jammun dhe Kashmirin mendojmë që ka qenë plotësisht çështje të brendshme të Indisë”.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm indian përmendi terrorizmin dhe se këto dy shtete duhet të jenë bashkë në luftën ndaj tij.

“Një çështje në të cilën ne bashkë jemi përqendruar është nevoja për të luftuar terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij.Unë mendoj se ne jemi në marrëveshje të plotë për nevojën për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit në të gjitha forumet ndërkombëtare. Kjo është një sfidë globale dhe besojmë se kërkon një përgjigje globale”.

Jaishankar u takua më vonë edhe me presidentin Aleksandër Vuçiq.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë