Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dabiqaj i Gjilanit në rolin e Haalandit, i shënon Trepçës 89’ plotë pesë gola

NULL NULL
15.03.2023 14:59

Gjilani ka mposhtur Trepçën 89’ me rezultat të thellë 5-1, duke e eliminuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Megjithatë, ajo çka e bën edhe më interesant këtë rezultat është se të gjithë pesë golat u shënuan nga një lojtar i vetëm, kapiteni Albert Dabiqaj, një lloj përsëritje e asaj që mbrëmë bëri ylli norvegjez, Erling Haaland, mbrëmë në Champions League.

Dabiqaj e hapi serinë e golave në minutën e dytë, duke vazhduar në minutat 9’, 34’, 68’ dhe 88’, njërin prej tyre nga pika e bardhë.

Ndërkohë, i vetmi që shënoi golin e nderit për Trepçën 89’ ishte Ardian Muja, në minutën e 20-të.

Ekipi gjilanas po ashtu mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 50-të, por kjo nuk i pengoi në vazhdimin e serisë së golave, duke i shënuar edhe dy të tjerë. /Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.