D+ për rastin e konsujve: Thaçi dhe Osmani bënë shkelje, Haradinaj dhe Hoti s’kanë koordinim mes vete NULL NULL 27.11.2020 17:18 27.11.2020 17:18 Organizata joqeveritare “Demokracia Plus” ka reaguar për rastin e emërimit dhe shkarkimit të katër konsujve të Pragës, Tiranës, Shkupit dhe Lubjanës. Ajo thotë se të gjitha palët e përfshira bënë shkelje në këtë proces, njofton Klan Kosova. “Shkelja e parë është bërë nga Presidenti Thaçi, me dekretimin e Konsullit të Përgjithshëm në Tiranë. Në këtë rast Presidenti Thaçi ka bërë shkelje të trefishtë, duke dekretuar Konsullin e Përgjithshëm pa koordinim paraprak me Ministrinë e Punëve të Jashtme (Ligji nr. 03/L-207, Neni 7 pika 10), duke i zgjatur mandatin në kundërshtim me ligjin (Ligji nr. 03/L-207, Neni 7 pika 8), dhe duke mos përfillur propozimin e Qeverisë për përfundim të mandatit ashtu siç përcakton Kushtetuta (Neni 84 pika 25)”, thuhet në reagim. “Në tri dekretet e tjera të lëshuara nga ana e U.D. Presidentes Osmani-Sadriu, bëhet fjalë për lirimin nga detyra të tre personave të emëruar në pozitat e Konsujve të Përgjithshëm në ato qytete ku Republika e Kosovës vetëm se ka përfaqësim diplomatik (Ambasada), konkretisht në Shkup, Lubjanë dhe Pragë. Këto tri dekretime janë bërë me rekomandim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe me dekret nga ana e Presidentit Thaçi. Megjithatë, nga të dhënat publike, këto dekretime janë bërë në vendet ku Kosova nuk ka themeluar Konsullata të Përgjithshme dhe nuk ka marrë pëlqimin e vendeve pritëse, që është në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (Neni 10 dhe 12)”. “Në anën tjetër, U.D. Presidentja Osmani-Sadriu, përmes shfuqizimit të dekreteve ka ndaluar shkeljen e Konventës së Vjenës, por që këtë është dashur ta bëjë në koordinim me Qeverinë, ashtu siç e përcaktuat Kushtetuta (Neni 84 pika 25) tek kompetencat e Presidentit se “emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës me propozimin e Qeverisë’. Presidenti nuk mund të bëjë emërime apo shkarkimet pa qenë të bazuara në një propozim të Qeverisë. Kjo mund të përbëjë një precedent të keq në të ardhmen”. D+ tha se në gjithë këtë situatë vërehet një moskoordinim në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla. Prandaj, D+ kërkon maturi nga të gjitha palët, koordinim ndërinstitucional dhe zbatim rigoroz të legjislacionit vendor dhe zakoneve diplomatike ndërkombëtare që rregullojnë fushën e shërbimit të jashtëm. “Me të tilla veprime, Republika e Kosovës del joserioze në arenën ndërkombëtare dhe tregon papjekuri në një periudhë kur asaj i duhet mbështetje ndërkombëtare në periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 52 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë