Lajmet e fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se veprimet e Ministrisë së Bujqësisë kanë dëmtuar prodhuesit vendorë të qumështit dhe kanë krijuar pasiguri te konsumatorët në Kosovë.
Bajrami tha se qytetarët tashmë i shohin me dyshim produktet vendore, ndërsa sipas saj, institucionet nuk kanë publikuar analiza të produkteve të importuara.
“Sot nuk e ke edhe një konsumator në Kosovë i cili nuk e kqyr me dyshim produktin vendor dhe ka pas show politik, ka pasur, sepse ne edhe sot e kësaj dite nuk e kemi asnjë analizë të asnjë produkti të importit”, tha Bajrami në “Rubikon” të Klan Kosova.
Ajo kritikoi mënyrën se si, sipas saj, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë shkojnë në fabrikat vendore, duke thënë se kontrollet nuk duhet të shoqërohen nga këshilltarë politikë dhe se ndërmarrjet nuk duhet të paralajmërohen paraprakisht.
“Ndërmarrjet kosovare prodhuese duhet me i respektu të gjitha standardet. Mirëpo, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka për detyrë jo me e mbrojtë, por të paktën me e trajtu prodhimin vendor ashtu siç i trajton produktet e importit dhe është bërë dëm shumë i madh”, deklaroi ajo.