20:47, 15 Maj 2019

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur që sot është hapur Oda e Përbashkët Ekonomike Zvicër-Kosovë, në Cyrih.

Hoxhaj tha se kjo odë ekonomike do të shërbejë si platformës që i shërben këtij qëllimi

“Në prani të Ministrit të Ekonomisë së Zvicres, Guy Parmelin, deputetëve Alfred Heer, Hans-Ulrich Bigler, Felix Morrin, ndërmarrësve të shumtë zviceran e kosovarë, bashkë me ministrin Valdrin Lluka, zëvendësministren Rejhan Vuniqi, deputetët Xhavit Haliti dhe Lutfi Haziri, inauguruam Odën e Përbashkët Ekonomike Zvicër-Kosovë, në Cyrih”.

“Zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës është prioritet i Qeverisë së Kosovës, prandaj investimet e huaja direkte janë më se të domosdoshme”.

“Kjo odë ekonomike do të shërbejë si platformës që i shërben këtij qëllimi. Marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Zvicrën, diaspora kosovare atje, si dhe tani kjo odë ekonomike do të sigurojnë urën e bashkëpunimit për investime të reja në Kosovë”, shkruan Hoxhaj në Facebook.

Konkurs Pune

Lexo më shumë