Çun Lajçi, Kurtit: Deshte – s’deshte, “Devolli” ushqen mijëra familje – na duhet punësimi, jo migrimi NULL NULL 17.01.2025 12:41 17.01.2025 12:41 Artisti i njohur, Çun Lajçi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti në lidhje me komentet e tij ndaj kompanisë “Devolli Corporation”. Në një shkrim të tijin në Facebook, Lajçi tha se as në kohën e “odave” nuk është konsideruar mençuri të flasësh keq për tjetrin në mënyrë që ta ngresh veten. Aktori tha se Shkëlqim Devolli ka ndërtuar “kodër”, nga e cila udhqhen mijëra familje dukagjinase. “Nuk pate nevojë në Pejën e Begollëve të flisje për ‘rrotat’ e Ibrahim Devollit që ta zhbëje ‘kodrën’ e Shkëlqimit, sepse deshte – s’deshte, në fabrikën e tij ushqehen mija familje dukagjinase e neve na duhet punësimi, jo migrimi! Na duhet edhe Shkëlqimi, mbase më i zbutur dhe më dukagjinas se sa duket”, shkroi Lajçi ndër të tjera. Shkrimi i plotë i Çun Lajçit: I nderuari Kryeministër! Një gjë s’ta dua, ndaj po ta them pa e lëmuar fjalën! – Të flasësh keq për të tjetrin që ta ngresh vetveten, s’është mençuri, madje s’ka qenë as në kohën e “odave”! Madje-madje, burrat e kohës flisnin për bregun duke i rënë rreth e rreth fushës, e fushën duke e ngritur të bregu jo bregun ta ulin të fusha! Nuk pate nevojë në Pejën e Begollëve të flisje për “rrotat” e Ibrahim Devollit që ta zhbëje “kodrën” e Shkelqimit, sepse deshte – s’deshte, në fabrikën e tij ushqehen mija familje dukagjinase e neve na duhet punësimi, jo migrimi! Na duhet edhe Shkëlqimi, mbase më i zbutur dhe më dukagjinas se sa duket! Ruaje burrninë e fisnikninë ti farë Katërkolle, se kur ti ulësh brigjet, atëherë edhe prrojet bëhen të tmerrshme! Je fisnik, i ditun dhe patriot, i matun dhe i durueshëm, por mos të të rrëmbejë turma, se atëherë s’dihet ku të përfundon masa! E masa është gjëja më e duhur kur t’bësh tribunalin! Mos u merr me shamjet e atyne që i ke kundër, po merru me mjaltin që mëkon shpirtin e njerëzve dhe mbaj premtimet nesër, se ato të 4 viteve të shkuara i harrove, ndaj mos i harro këto që po vinë në mandatin tjetër! S’na duhen shamjet e kërcnimet, se ato na i ngrehën vesht 20 vite dhe kurrë s’ditëm; – u bëmë gomerë apo lepuj! Ngritu mbi vetveten jo mbi të tjerët dhe harro krahasimet e denigrimet, se ato t’rrafshojnë me fushat e neve na duhen kodrat!