Ç'thonë psikologët për puthjen në buzë prind-fëmijë?

Ç’thonë psikologët për puthjen në buzë prind-fëmijë?

10 muaj më parë

Para pak kohësh, David Beckham postoi një foto teksa puthte vogëlushen Harper, në buzë. E gjithë kjo hapi një debat të madh në internet që ndau njerëzit në dy grupe. Ata që e shihnin si krejt normale që një prind të puthë fëmijën e tij në buzë dhe grupi i dytë që e kundërshton në mënyrë kategorike një gjest të tillë.

Po psikologët ç’thonë?

Pikë së pari ata nënvizojnë faktin që fëmijët duhet të ndihen të dashur dhe të sigurt në mjedisin familjar, por puthjet në buzë nuk janë mënyra më e mirë për të shprehur dashurinë prindërore.

  1. Fëmijët mund të krijojnë koncept të gabuar rreth kufijve personalë.

Buzët dhe vetë goja janë “kufijtë personalë” të trupit të një fëmije. Sipas psikologëve, kur puth një fëmijë në buzë ti i tregon atyre se çdo pjesë trupi është e hapur dhe dikush mund të hyjë në atë “territor” pa problem.

Kjo vlen edhe kur prindi përpiqet ta shtrëngojë një fëmijë me forcë teksa e përqafon, apo kur e ushqen me zor. Gjeste të tilla zhvillojnë tek fëmija paaftësinë për të thënë jo dhe për të menaxhuar veten e tyre.

  1. Është krejt e panevojshme një puthje në buzë!

Mjekët, veçanërisht dentistët paralajmërojnë se në gojën e të rriturve ka me qindra mikrobe, që ndonëse nuk transmetohen tek një tjetër i rritur, kalojnë tek fëmija. Imuniteti i tyre i dobët nuk i përballon dhe kjo mund të shkaktojë infeksione të rënda.

  1. Fëmijët mund të fillojnë të puthin njerëz të tjerë në buzë, duke menduar se kështu e shprehin simpatinë që kanë për ta.

Fëmija sillet jashtë në të njëjtën mënyrë që sheh brenda. Psikologët thonë që, sado gjest naiv të ketë qenë nga ana e prindit, fëmijët do ta imitojnë, shkruan anabel. Nesër, të njëjtin veprim do ta bëjnë me dikë tjetër jashtë shtëpisë pa kuptuar qëllimin.