CSR, praktikë e re për Kosovën NULL NULL 02.06.2015 11:25 02.06.2015 11:25 Përgjegjësia Shoqërore Korporative, që ndryshe njihet si CSR është një praktikë e re në Kosovë, por që në vendet evropiane ajo është mjaft e njohur. Kompanitë të mëdha ndihmojnë komunitetin atu ku edhe veprojnë. Njëri ndër rastet në Kosovë është edhe ai në komunën e Hanit të Elezit. Përgjegjësia Shoqërore Korporative, që ndryshe njihet si CSR është një praktikë e re në Kosovë, por që në vendet evropiane ajo është mjaft e njohur. Kompanitë të mëdha ndihmojnë komunitetin aty ku edhe veprojnë. Njëri ndër rastet në Kosovë është edhe ai në komunën e Hanit të Elezit. Kompania që prodhon çimento në këtë rajon, “Sharr Cem” po ndihmon banorët e kësaj ane. Vetëm këtë vit në këtë komunë kanë përfituar mbi njëzet fermer përmes projektit për bujqësi që e ka zhvilluar organizata joqeveritare, Laboratori për Aktivitete të Biznesit (LAB). E pikërisht për këtë projekt, emisioni “Ekonomia me Erëzën” u zhvillua të hënën në terren dhe i pa nga afër punët që po bëhen në të . Të kënaqur me këtë nismë janë ndarë udhëheqësit e komunës dhe përfituesit e projektit. Drejtori i rrjetit të CSR në Kosovë thotë se praktikën e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative duhet të ndjekin të gjitha kompanitë e mëdha në Kosovë. “Secili prej nesh ka një përgjegjësi, secili etnitet ekonomik, siç janë këto kompani kanë një përgjegjësi për vendin dhe komunitetin ku edhe veprojnë. Në Kosovë dal nga dal të gjitha ndërmarrjet janë duke u vetëdijesuar për përgjegjësinë ndaj komunitetit, dhe për këtë ne kërkojmë që të gjitha ndërmarrjet të jenë më tëpërgjegjshme në këtë aspekt” është shprehur Gazmend Ahmeti. Ky rrjet i ndërmarrjeve numëron 23 ndërmarrje të regjistruara në tërë vendin. Njëra nga kompanitë e cila ndjekë praktikën e Përgjegjësisë Shoqërore Korportative është ajo që prodhon çimento “Sharr Cem” në komunën e Hanit të Elezit. Kjo kompani vetëm këtë vit parasheh të dhuroj rreth gjysmë milioni euro për komunitetin e Hanit të Elezit. Drejtori i kësaj kompanie thotë se e kanë parë të nevojshme të gjejnë mënyra për të ndihmuar banorët në këtë komunë në të cilën papunësia është e lartë. “Kur kemi ardhur në Han tëElezit kemi parë që problemi kryesor, dhe më i madhi është papunësia. Pra përveç problemeve me infrastrukturë, shëndetësi dhe siguri, një problem tjetër i madh është papunësia. Prandaj ne jemi munduar të gjejmë mënyra për të krijuar vende të reja të punës” ka thënëEmmanuelMitsou, drejtor i “Sharr Cem” . Ndërsa sa i përket projektit të “LAB”, Mitsou thotë se kanë ndarë një shumë prej 150 mijë euro për të ndihmuar fermerët e rinj. Përfituesit e projektit të fundit janë ndarë shumë të kënaqur. Bedri Bushi i cili ka të mbjella 30 ari me dredhëza. Ai ka thënë se po punon me të gjithë familjen dhe ka filluar të bëjë shitjen e dredhëzave. “ Ne këtu po punojna e gjithë familja, dhe shitjen kemi filluar, përvec në komunën tonë, ne po shesim edhe në Prishtinë” ka thënë Bushi duke u shprehur i kënaqur me projektin. I kënaqur dhe falenderues për projektin është shprehur edhe Hajdin Bushi, përfitues i një serre në vlerë prej 11 mijë eurove në të cilën aktualisht kultivon tranguj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.