Cruyff: Futbolli nuk vlen sa shpenzimet e bëra NULL NULL 21.05.2015 09:33 21.05.2015 09:33 Johan Cruyff mendon se vlerat kolosale të shpenzuara nuk çojnë domosdoshmërisht në futboll më të mirë ose në tituj. Legjenda holandeze, Johan Cruyff, në një intervistë për De Telegraf komentoi finalen e 6 qershorit, në Berlin, mes Barcelonës dhe Juventusit. “Futbolli spanjoll dhe ai italian nuk janë larg. Ndërsa, Premier League është dëshpëruese. U vërtetua prapë që nuk varet gjithçka nga paratë. Kur them këtë mendoj në PSG dhe Manchester City, që shpenzuan më shumë më shumë se Juventus”. “Unë kam respekt të madh për Juventus. Para pak kohe ata ishin në Serie B, por u kthyen fuqishëm”. “Pirlo është njeriu që tregon se futbolli është i thjeshtë dhe atraktiv”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.