Covid -19: Tre pacientë në gjendje kritike në Klinikën Infektive NULL NULL 08.04.2020 10:12 08.04.2020 10:12 Në Kliniken Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjenden të hospitalizuar 49 pacientë që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Në pritje të rezultateve janë tetë raste si dhe janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid-19, gjithsej tre raste. Dje gjatës ditë janë liruar 18 raste të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar negativ nga ky virus, njofton zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, përcjell Klan Kosova. Nga 49 raste që po trajtohen në këtë klinikë: – 40 janë në gjendje stabile; – Gjashtë raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive; – Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike tre pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.