12:04, 2 Prill 2020

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri njoftoi pak më herët të rejat e fundit nga situata e koronavirusit atje.

Ndër të tjera ajo njoftoi se deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë femijë. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.

Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë