COVID-19 në Shqipëri: Vazhdojnë kufizimet për grumbullimin e njerëzve NULL NULL 09.10.2021 22:20 09.10.2021 22:20 Për shkak të COVID-19, në Shqipëri grumbullimi i njerëzve vazhdon të jetë i kufizuar. Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, mbledhjet partiake apo ceremonitë festive. Afati i ri i këtij urdhri nga data 4 Tetor i këtij viti që ishte përcaktuar si afat i fundit, tashmë është shtyrë me dy javë deri më 18 tetor./tvklan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.