COVID-19 në Shqipëri: 11 të infektuar në 24 orët e fundit NULL NULL 24.02.2023 19:04 24.02.2023 19:04 Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 11 raste pozitive me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë atje bën të ditur se nga 409 testime të kryera, të infektuar rezultuan 5 qytetarë në Tiranë, 2 në Pogradec, dhe nga 1 qytetar në Vlorë, Himarë, Dimal, Kuçovë. Ndërkohë, janë 151 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329 mijë e 717 që nga fillimi i epidemisë.
Kosova OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë 2 months
Kosova Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë 2 months