COVID-19 në Kosovë: 8 mijë e 799 raste pozitive, 4 mijë e 863 të shëruar

COVID-19 në Kosovë: 8 mijë e 799 raste pozitive, 4 mijë e 863 të shëruar

2 muaj më parë

Gjatë së dielës nga gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren kanë rezultuar pozitive me koronavirus 245 raste.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkaq, janë regjistruar 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687, transmeton Klan Kosova.