COVID-19 merr mbi dy mijë jetë të tjera në SHBA NULL NULL 25.11.2020 08:16 25.11.2020 08:16 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar dy mijë e 81 raste të reja të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Sipas Johns Hopkins University kjo është hera e 21-të që Amerika raporton mbi dy mijë raste vdekjesh që prej majit, kur kanë nisur të regjistrohen vlerat e larta, transmeton Klan Kosova. Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 169 mijë e 766 raste të të infektuarve, duke çuar të dhënat totale në 12 milionë e 587 mijë 994 raste me 259 mijë e 860 jetë të humbura. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.