Covid-19, Italia regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në mbi dy javë NULL NULL 05.04.2020 18:56 05.04.2020 18:56 Italia, vend i goditur rëndë nga pandemia koronavirus, ka raportuar numrin më të ulët të vdekjeve brenda një dite në dy javët e fundit. Gjithashtu numri i pacientëve në gjendje të rëndë ka pësuar rënia për të dytën ditë me radhë. 525 viktimat nga Covid-19 të raportuara nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Itali të dielën, është shifra më e ulët e vdekjeve nga 427 viktimat e raportuara më 19 mars. Italia regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve ditore – 969 raste – më 27 mars. “Ky është një lajm i mirë por nuk duhet t ulim kujdesin” tha shefi i Shërbimit të Mbrojtjes Sivile Angelo Borrelli. Numri i përgjithshëm i personave të shtruar në spital në Itali gjithashtu ra për herë të parë – nga 29,010 në 28,949 në ditë. Numri i rasteve të reja të konfirmuara në Itali u rrit për 2,972, që paraqet një rritje prej 3.3 përqind krahasuar me shifrat e së shtunës. Deri më tani 21,815 persona janë shëruar nga koronavirusi në këtë vend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025