COVID-19: Franca propozon vazhdimin e emergjencës shtetërore deri në korrik të 2022-ës

COVID-19: Franca propozon vazhdimin e emergjencës shtetërore deri në korrik të 2022-ës

NULL NULL
1 week më parë

Qeveria e Francës ka propozuar vazhdimin e situatës emergjente të COVID-19 në vend deri më 31 korrik 2022.

Një drafligj do të dërgohet në Parlamentin e Francës për votim, ka njoftuar Gabriel Attal, zëdhënës i qeverisë, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Me ligjin aktual të situatës emergjente në Francë skadon më 15 nëntor. Deri atëherë i mundësohet qeverisë që të vendosë kufizime lidhur me koronavirusin.

Sipas rregullave të tanishme, qytetarët duhet të përdorin pasaportë për të pasur qasje në bare, restorante, kinema, teatro dhe vende të tjera.