COVID-19: Disa këshilla për të qëndruar të shëndetshëm gjatë pandemisë NULL NULL 28.07.2020 21:15 28.07.2020 21:15 Pra, cilat janë gjërat që mund të bëjmë për të ruajtur një mënyrë jetesë të shëndetshme dhe një rutinë aktive, ndërsa bota përreth nesh është përshatur për të kufizuar ekspozimin ndaj COVID-19? COVID-19 ka ndryshuar shumë rutinën tonë të përditshme në një mënyrë që askush nuk e parashikoi. Shumë prej nesh qëndrojnë në shtëpi për të minimizuar ekspozimin. Izolimi dhe të qenit në shtëpi ka bërë që të ushqehemi jo mirë. Kjo është një sfidë për shumë njerëz në këto kohë distancimi shoqëror dhe izolimi social, transmeton Klan Kosova. Një ditë që mund të ketë përfshirë më parë shumë aktivitete fizike, si ecja, blerja e sendeve ushqimore, daljet me familjen ose vizita në qendrën tregtare, tani pothuajse mungojnë. Me këtë ndërrim të pashembullt të jetesës, kaluam në një stil të jetesës me të ulur, mbushur me aktivitete si, shikimi i televizionit, leximi për shumë orë ulur, në kompjuter dhe telefona të mençur. Ne duhet të qëndrojmë aktivë dhe në disa raste krijues për të mbajtur një mënyrë jetesë aktive në epokën e distancimit shoqëror. Edhe nëse nuk jeni prekur direkt nga COVID-19 ose jeni testuar pozitivisht, pa dyshim që ka pasur një ndikim drastik në rutinën tuaj të përditshme, gjë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj të përgjitshëm. Pra, cilat janë gjërat që mund të bëjmë për të ruajtur një mënyrë jetesë të shëndetshme dhe një rutinë aktive, ndërsa bota përreth nesh është përshatur për të kufizuar ekspozimin ndaj COVID-19? Qëndroni aktiv: Palestrat mund të mos jenë të hapura, megjithatë ka shumë alternativa të sigurta për të ushtruar pa u kundërvënë me praktikat më të mira parandaluese të rekomanduara nga OBSH si distanca sociale dhe shmangia e turmave të mëdha. Aerobiku mund të bëhet me sukses në shtëpi. Një pikë tjetër e rëndësishme për t’u marrë parasysh është që shmangia e turmave nuk do të thotë të shmangësh natyrën. Të shkosh për një shëtitje të shpejtë ose vrapim jashtë, ende konsiderohet relativisht e sigurt. Gjumë adekuat: Gjumi i mirë është thelbësor për shëndetin tonë të përgjithshëm. Aktivizimi i sistemit imunitar ndryshon gjumin, dhe gjumi nga ana tjetër ndikon në krahun e lindur dhe adaptues të trupit tonë sistemi i mbrojtjes. Ndërsa sasia e gjumit të nevojshëm për një shëndet të mirë dhe performancë optimale kryesisht varet nga individi, rekomandohet se të rriturit nga mosha 18-60 vjeç të marrin shtatë ose më shumë orë gjumë në natë. Dieta dhe ushqimi: Praktikimi i vetë-disiplinës dhe shmangia e “ngrënies emocionale” për shkak të stresit që mund të lidhet me ndryshimet drastike që rrethojnë pandeminë COVID-19 dhe se si ajo ndikon në jetën tonë është e domosdoshme. Ushqime me gjethe, portokall dhe domate – madje edhe barishte të freskëta – janë të ngarkuara me vitamina, fibra dhe minerale. Bëni një zakon të përpiqeni të hani më shumë ushqime të plota ushqyese në vend të ushqimeve të shpejta të përpunuara. Kujdesi për veten: Merrni kohë për t’u kujdesur për veten tuaj. Jini mbështetës dhe sugjeroni të njëjtën gjë për ata që janë afër jush. Meditimi, relaksimi, koha cilësore me familjen, kujdesi personal për veten tuaj promovon mirëqenie të përgjithshme. Mirëmbajtja e shëndetit: Nëse keni ilaçe të përshkruara për ndonjë gjendje, sigurohuni t’i merrni ato siç udhëzohet nga ofruesi juaj. Kushtet kronike të tilla si hipertensioni, diabeti, astma dhe shumë të tjera duhet të kontrollohen me marrjen e ilaçeve tuaj siç përshkruhet. Sigurohuni që t’i drejtoheni ekipit tuaj të kujdesit shëndetësor edhe me ndonjë shqetësim. Përballuni me stresin dhe ankthin: Përballoni pozitivisht stresin dhe ankthin e shkaktuar nga masat paraprake të reja, të cilat duhet t’i respektojmë të gjithë tani për të luftuar përhapjen e COVID-19 në komunitetet tona. Mekanizmat pozitivë të përballimit do të përfshijnë stërvitje, meditim, lexim, zhvillim të mëtejshëm të aftësive të caktuara ose hobi etj. Përdorni këtë për të rritur përsëritjen tuaj të përditshme të këtyre aktiviteteve pozitive dhe për të zhvilluar rutina të reja apo edhe më të mira nga sa mund të keni respektuar para shfaqjes së COVID-19./KLANKOSOVA.TV *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.