8:32, 7 Korrik 2020

Të hënën janë regjistruar 195 raste pozitive me koronavirus në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678.

IKSHPK iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që t`i përmbahen rekomandimeve të institutit

“Të nderuar qytetarë! Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret! Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”.

Poashtu theksohet se bartja e maskave mbetet obligative.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, transmeton Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë