Courtois është përshtatur në “Santiago Bernabeu” NULL NULL 05/09/2018 05/09/2018 Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, pas debutimit në La Liga ndaj Leganes ka folur për përshtatjen e tij brenda ekipit ku ka treguar se ai tashmë ka krijuar një raport miqësor me bashklojtarët. “Nganjëherë ata bëjnë shaka për finalen e Ligës së Kampionëve që e kam humbur ndaj tyre sa isha pjesë e Atletico Madrid”, është shprehur belgu. Courtois ka çmuar dëshirën e lojtarëve për fitore, transmeton Klan Kosova. “Ata janë një grup shumë garues dhe ata dëshirojnë të vazhdojnë të fitojnë”, ka shtuar 26 vjeçari. Courtois ka bërë debutimin ndaj Leganes pas tre ndeshjeve të kaluara në stol. klankosova.tv
Kosova Reduktimet e rrymës, Buzhala: Sot pasdite pritet përmirësimi i furnizimit me energji elektrike 4 minuta më parë