Cortana edhe për Android e iOS - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cortana edhe për Android e iOS

NULL NULL
28/05/2015
Gjigandi Microsoft do të ofrojë aplikacionet dhe shërbimet e saj edhe tek platformat rivale.

Microsoft njoftoi zyrtarisht se do të realizojë një version të asistentit virtual Cortana për platformat iOS dhe Android. Ky version nuk do të ketë të gjitha veçoritë si tek platforma Windows, megjithatë kompania premton se do të funksionojë mirë dhe do të përfshijë të paktën mbështetjen e njoftimeve.

Ashtu si Apple Siri apo Google Now, edhe Cortana ofron informacione në bazë të kërkimeve, interesave dhe të dhënave personale të përdoruesve. Asistenti virtual shfaq informacione rreth fluturimit të avionëve, ngjarjeve sportive etj.

Aplikacioni i ri do të vijë bashkë me veçorinë Phone Companion, që gjendet tek Windows 10. Cortana do të jetë në dispozicion tek pajisjet Android në fund të muajit qershor, ndërsa më vonë do të vijë edhe tek pajisjet iOS.