Coronavirusi, rajonet ruse mbyllin kufijtë me Kinën

Coronavirusi, rajonet ruse mbyllin kufijtë me Kinën

8 muaj më parë

Tre rajone në Lindjen e Largët të Rusisë kanë mbyllur kufijtë e tyre me Kinën deri në 7 shkurt në mes të frikës për shpërthimin e coronavirusit në Kinë.

Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve TASS duke cituar guvernatorin e rajonit të Khabarovsk të ketë thënë të martën.

Mbylljet ndikojnë në vendkalimet kufitare në rajonin Autonom Hebre, Khabarovsk dhe Amur, raporton TASS, transmeton Klan Kosova.

Nga virusi vdekjeprurës që ka shpërthyer në Kinë deri më tani kanë vdekur 106 persona.